
Vetëvendosja nuk ka plan B për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e saj, Arbërie Nagavci, thotë se i vetmi plan i partisë së saj është arritja e një marrëveshjeje koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nagavci u shpreh se vullneti i popullit është që këto dy parti të bëjnë qeverinë dhe si i tillë do të respektohet.
Siç raporton "Zëri", Nagavci ka thënë se Albin Kurti, i mandatuar si kryeministër, pritet që ta bëjë qeverinë brenda afatit 15-ditor dhe nuk ka nevojë për afate të tjera.
Në Vetëvendosje nuk e shohin si ultimatum deklaratën e djeshme të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka kërkuar që deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në, ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur.



