
Mjeku shqiptar, Genc Kapxhiu, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, ka deklaruar se nuk do të ketë një valë të tretë pandemie nga Covid-19, por do të jetë një vazhdim i valës së dytë.
Kapxhiu e ka cilësuar rritjen e numrit të infektimeve si një pasojë për mosrespektimin e masave anti-Covid, sidomos në periudhën e Krishtlindjeve.
Nëse procesi i vaksinimit shkon sipas parashikimeve, Kapxhiu thotë se fundi i kësaj pandemie do të jetë në muajt shtator dhe tetor.
“Duhet të përdoren shumë pika, për vaksinën, për të shmangur edhe grumbullimet. Llogarisim që 5% do ketë nevojë, personeli shëndetësor dhe më pas moshat e treta mbi 65 vjeç, të fundit që duhet të vaskinohen do jenë ata që kanë kaluar Covid. Nuk flitet për një valë të tretë, por për një vazhdim të së dytës. Gjatë periudhës së Krishtlindjes, rreguallat nuk janë zbatuar, distancimi, maska etj., një zhdukje totale të virusit do të jetë në muajt shtator-tetor", është shprehur Kapxhiu.



