
Ervin Kanani është një djalë sëmurë epileptiko-autik i cili ka ngelur nën përkujdesjen e xhaxhait Gjergj Kanani, pas vdekjeve të prindërve.
Të ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Gjergji tregoi se do të përmbush deri në fund amanetin e të atit të Ervinit, që ai të jetë i pavarur dukje iu nënshtruar operacioneve të vështira në do0rë dhe zëvendësimit të muskujve të dëmtuar.
Tashmë prej muajsh, Ervini nuk ka më shenja epilepsie në trup, futet lirisht në ujë, se as të lahej nuk guxonte se e kapte në ujë.
Vëllai ndërroi jetë në grahmat e fundit më la amanet të birin, ai ishte lodhur nga jeta, i iku edhe gruaja, dhe e lëshoi vetën e lëshoi edhe Ervinin.
Ervini tashmë është përmirësuar pas operacioneve që kishim në Turqi, në spitalin më të mirë në Evropë, me ndërhyrjen dhe zëvendësimin e muskujve të dëmtuar. Operacionet e njëpasnjëshme për barazimin e gjymtyrëve kanë zgjatur dhe tashmë Ervini tërheq dorën, lëviz. Na ka ndihmuar ish-ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastriliu, dhe tani Albana Koçiu, dhe është shqiptari i parë që ka bërë operacionin femurial, të barazimit të gjymtyrëve.
Ervini ka këmbënguljen dhe forcën, dikur nuk kryente shërbime, tani ato i bën vete me duar dhe këmbë.
Gjergji, thotë se misioni i tij është të përmirësoj shëndetin e nipit, si amanet nga i vëllai dhe këtë mision mundohet tua transmetoj edhe të tjerëve duke i ndihmuar.
Misioni im do të quhet i përmbushur kur ti heq pllakat që i ka te këmba dhe ti barazohen gjymtyrët, kjo do të bëhet në shtator, shumë shpejt me operacionin e fundit.
Mesazhi qe dua të jap në jetë është fakti se misioni nuk duhet të lënë në mes.
I ftoj të gjithë prindërit që kanë fëmijët me epilepsi dhe me sëmundje tjera në gjymtyrë që mos të ndalen, unë ua tregoj rrugën time me aq sa mundem.



