
Aktivistja Sevim Arbana deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit“ se reality show “Big Brother” është një program bosh dhe se ka pasur një zhgënjim për gjininë femërore që është bërë pjesë e këtij produksioni.
Duke vijuar logjikën e saj, Arbana tha se vajzat janë skandaloze dhe në gjuhën që përdorin dhe se në disa raste e kap tensioni kur sheh ndonjë episod.
Epiteti “i degjeneruar“ është i tejkaluar, por është program bosh që dhe në botë që kur është eksperimentuar nuk është se ka pasur audienca të mëdha, sidomos në Evropë, i sheh ajo pjesë që quhet turmë, ata që shohim telenovela.
Duke i vënë prapashtesën ‘VIP’ shtohen emocionet, këtu fillon konflikti se pret të shohësh VIP-a dhe ky ishte zhgënjimi.
Pritshmëritë e mia për vajzat ishin të tjera. Le të themi që zhgënjimi për gjininë femërore është më i madh se për gjininë mashkullore, meshkujt janë shumë më mirë. Vajzat janë skandaloze, dhe në gjuhën që përdorin.
Më kap tensioni kur shoh ndonjë episod të “Big Brother”.



