
Abuzim seksual. Kjo është akuza e dy grave ndaj George Foreman, ish-boksierit legjendar. Ngjarjet datojnë në vitet 1970.
Foreman, tani 73 vjeç si kundërpërgjigje thotë se bëhet fjalë për një tentativë zhvatjeje nga dy gratë që hedhin këto akuza të rënda. Sipas New York Post, dy gratë i kanë kërkuar Foreman që të paguajë 12.5 milionë dollarë për secilën.
Në gjashtë muajt e fundit, dy gra janë përpjekur të zhvasin miliona dollarë nga unë dhe familja ime.
Pretendojnë në mënyrë të rreme se i kam abuzuar seksualisht më shumë se 45 vjet më parë, në vitet '70. Unë i mohoj kategorikisht këto akuza. Krenaria që ndiej për reputacionin tim vlen sa arritjet e mia sportive dhe nuk do të trembem nga kërcënimet dhe gënjeshtrat e pabaza. Do të drejtohem gjithmonë nga besimi im në Zot. Do të punoj me avokatët e mi për t'u mbrojtur në gjyq. Unë nuk i zgjedh betejat, por as nuk u shmangem atyre.
Faqja e internetit TMZ raporton se baballarët e dy grave ishin miq të Foreman dhe kishin një marrëdhënie pune me të në atë kohë dhe se padia pritet të ngrihet në Los Angeles në ditët në vijim.



