Abetarja e përbashkët/ Çejku: Është bërë që në vitin 2012, pala që nuk e ka zbatuar është Shqipëria (VIDEO)

Abetarja e përbashkët/ Çejku: Është bërë që në vitin 2012, pala që nuk e ka zbatuar është Shqipëria (VIDEO)

Në mbledhjen e fundit të të dy qeverive shqiptare, Shqipëria e Kosova bënë marrëveshje për një abetare të përbashkët.

Lidhur me këtë ish- drejtues i Arsimit Parauniversitar, Qemal Çejku, thotë në edicionin e lajmeve në MCN TV, se një marrëveshje e tillë ekziston që në vitin 2011, por pala që nuk e ka respektuar ka qenë vet shteti shqiptar.

Sipas Çejkut, në projektin tjetër të Abetares, duhen marrë në konsideratë edhe aspekte të tjera sociale të të dy shoqërive përkatëse.

“Kjo është një marrëveshje që është bërë që në vitin 2012 në Prizren, Abetarja ka vite që ishte bërë funksionale, dhe për ironi të fatit, pala që nuk e ka zbatuar ka qenë vet Shqipëria, në Kosovë ka funksionuar në mënyrë të përgjithshme, por ka pasur edhe disa problematika në aspektin social, në moskuptimin e disa fjalëve të unisuara, pra ka fjalë të ndryshme që nuk kuptohen nga pjesa tjetër shqiptare. Pra, Abetarja ka funksionuar. Ajo që s’ka funksionuar ka qenë shteti shqiptar dhe tani ka dalë më një marrëveshje tjetër”.

Në një vëzhgim të MCN TV, në librin e “Diturisë” së klasës së parë, janë gjetur shumë terma shkencorë, të paperceptueshëm për nxënësit e klasën e parë.

Lidhur me këtë, ish- drejtues i Arsimit Parauniversitar, Qemal Çejku, thotë se nuk është rasti i parë dhe i fundit me të tilla gabime të qëllimshme.

Sipas tij, kjo është pasojë e faktit që shumica e librave, merren dhe përkthehen nga vendet e botës, që bien ndesh me realitetin shqiptar.

“Të gjitha këto tekste merren nga Anglia dhe përkthehen. Këto janë tekste shkencore, në kohë kur nxënësi i klasës së parë duhet ët mësoj të bashkojë rrokjet dhe togfjalëshin, ndeshet me të tilla tekste. Ka shumë nga tekstet me problematika dhe raste të shumta, përkthimi është poashtu me probleme, pastaj realiteti mes dy vendeve është i ndryshëm. Nxënësit në parashkollor kanë rë tjera qasje dhe teori, që nuk kanë lidhje me kulturën tonë, kjo ka filluar që në vitin 2012 dhe nuk po mbaron kurrë.

Cila është zgjidhja e këtij problemi, sipas njohësit të Arsimit Parauniversitar?

“Ministria e Arsimit duhet konkretisht, jo me dalje populiste të udhëheq një grup real që këto tekste të miratohen përmes një grupi bazë. Tekstet fillimisht duhet të ballafaqohen me realitetin shqiptar, pastaj të përkthehen, të marrin miratimin e ministrisë dhe në fund të dalin në botim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy