
Tre persona mbetën të vdekur dhe një u plagos në një aksident ajror në Arizona.
Një helikopter turistësh u rrëzua në Grand Canyon rreth orës 17:20 me orën lokale të shtunën.
Sipas mediave lokale, mjeti ishte një helikopter Airbus Eurocopter EC130. Nuk dihen ende shkaqet e rënies se helikopterit.
Grand Canyon, lugina me thellësi 1.6 km, është një nga atraksionet turistike më të vizituara në SHBA.



