Faqja e AKP-së u bllokua për disa orë duke shkaktuar një panik te maturantët e kryeqytetit të cilët prisnin që të aplikonin për të vazhduar studimet e larta.
Sipas AKP-së bllokimi i faqes së internetit ka ardhur për shkak të fluksit të madh, por thanë se situata do të normalizohet gjatë pasdites dhe darkës.
AKP tha për TemA TV se sistemi i aplikimit do të jetë i hapur edhe të shtunën për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur të aplikojnë.



