“Votimi i emigrantëve, fasadë!”, Duka tregon kushtet kryesore për bashkëpunimin me opozitën (VIDEO)

“Votimi i emigrantëve, fasadë!”, Duka tregon kushtet kryesore për bashkëpunimin me opozitën (VIDEO)

Kreu i PAA,  Agron Duka tha në studion e MCN Live se mazhoranca nuk ka vullnet pozitiv për të ndryshuar në kodin zgjedhor pika që janë me leverdi për forcën e tyre politike. Duke vijuar, Duka tha se dhe puna me votën e emigrantëve nuk është thjesht një fasadë, pasi lejohen të votojnë vetëm 18 mijë emigrantë.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Opozita po e bën punën e vet. Ju thoni nuk po ngul këmbë po kaq mundësi ka. Reformat zgjedhore bëhen me dakordësinë e dy palëve dhe me vullnetin pozitiv politik të mazhorancës. Ata e kanë thënë haptaz që ne nuk ndryshojnë në ato pika që janë në leverdi të forcës sonë politike. Mesa shoh kështu do shkojë.

Veç dy vendime të Gjykatës Kushtetuese. Edhe këto nuk plotësohen, përkundrazi që jepet një makiazh kot, për të gënjyer njerëzit, por nuk ndryshon asgjë. Ata thonë që ne si forcë politike e lejojmë votimin e emigrantëve, por ndërkohë lejohen të votojnë vetëm 18 mijë persona që janë të regjistrua. Vetëm 1 %, është shumë pak. Edhe ato 18 mijë të regjistruar ka hije dyshimi se mund të jenë të vetët.

Nuk ka çfarë të pranosh se s’po bëjnë asgjë. Kjo punë ka nisur që në 2016. Me listat e hapura ndodh e njëjta gjë. Duan të vendosin një herës, 7 mijë vota. Për partitë e vogla në një gjendje kaq jo pozitive,  gjithsesi kjo  është pozitive. Por janë të pamjaftueshme, jo për ato që kërkon opozita, por për aq sa kërkon shoqëria civile dhe populli që të ketë sistem të drejtë zgjedhor.

Duka tregoi dhe kushtet kryesore të bashkëpunimit me opozitën për zgjedhjet e 2025.

Në qarqet kryesore ne duhet të kemi përfaqësues brenda ose jashtë zonës së mbrojtur në listën e përbashkët. Kur them qarqet kryesore përjashtoj këtu Gjirokastrën apo Kukësin ku mundësia për të prodhuar deputet nuk është e madhe, apo dhe ndonjë vend ku ne nuk e shohim veten të fuqishëm.

Në një apo dy qarqe duhet patjetër të kemi në zonën e mbrojtur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy