NASA prezanton avionin që do e bëjë rrugën Londër-Nju Jork për një orë e gjysmë

NASA prezanton avionin që do e bëjë rrugën Londër-Nju Jork për një orë e gjysmë

NASA në bashkëpunim me kompaninë Lockheed Martin kanë ndërtuar një avion supersonik, i cili do të jetë pa zhurmë dhe do të udhëtojë mijëra kilometra në orë, duke e bërë për një orë e gjysmë rrugën Londër- Nju Jork.

Avioni i ri i tipit X-59 me teknologji Quiet SuperSonic është në punë që nga viti 2019.

Është projektuar për të thyer barrierën e zërit, por pa shkaktuar bumin e zërit, pra zhurmën shurdhuese që shoqëron këtë lloj fluturimi.

Në fakt, sipas pretendimeve të prodhuesve, tingulli që lëshon kur ngrihet, të kujton në intensitetin e zhurmës së mbylljes së derës së makinës.

Kjo, natyrisht, mbetet për t’u konfirmuar sapo avioni të bëjë fluturimin e tij të parë, pasi atëherë do të fillojë një studim i madh mbi zhurmën që mund të shkaktojë teksa kalon mbi zona të banuara.

Modeli u prezantua për herë të parë para publikut verën e kaluar. Ai ka një hundë prej 11.5 metrash, për shkak të së cilës nuk do të ketë dritare ku do të ulen pilotët, të cilët do të monitorojnë se çfarë po ndodh jashtë aeroplanit përmes një sistemi të posaçëm kontrolli të jashtëm, i cili do t’u paraqesë atyre një realitet të shtuar, të kombinuar me të dhëna dhe informacione të tjera që do të jenë të nevojshme për pilotim.

Gjatësia e avionit do të jetë rreth 30 metra dhe gjerësia e tij do të jetë 9 metra. Shpejtësia e tij do të arrijë gati 1500 kilometra në orë, ndërsa do të fluturojë në lartësinë 16 mijë metra, vetëm me një motor. Për momentin nuk e dihet se sa pasagjerë do të mund të transportojë.

Pasi modeli të jetë shqyrtuar nga autoriteti i aviacionit amerikan, atëherë mund të fillojnë fluturimet e testimit tregtar.

Prezantimi zyrtar i avionit do të bëhet më 12 janar përmes kanalit të NASA-s në YouTube. Nëse vërtet një avion i tillë arrin të fluturojë me shpejtësi të tilla, do të mund të ndryshojë jetën e shumë njerëzve, por sigurisht që nuk do të jetë i aksesueshëm për publikun e gjerë për shumë vite, kryesisht për arsye ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy