
Gazetari Andon Kello në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV ka Gjiri i Lazit ku Partia Socialiste është duke mbajtur mbledhjen e asamblesë ka folur për portin e Limionit në Sarandë.
Ai tha se ka tre vendime që konfirmojnë sekuestron e asaj baze detare të Limionit, e para ka qenë gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit në qershor të vitit të kaluar më pas dhe apeli e ka konfirmuar atë, por dhe gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga pala e paditur.
Kello bëri me dije se në fjalën e tij Rama ka theksuar se vendimi i gjykatave është absurd dhe në arbitraritet të hapur në marrëveshjen e arritur qeveria me biznesmenëve me ‘Marina bej Saranda’ që kanë gati planin për ndërtimin e resortit luksoz në Liman.
Rama ka pasur dy qëndrime sa i përket raportit me drejtësinë. E para dua të ndalem te marrëveshja për të cilën tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Berishën apo opozitën për tu mbrojtur nga drejtësia.
Ai paralajmëroi se në rast se Partia Socialiste apo maxhoranca do të kishte objektiv të mbrohej nga drejtësie atëherë marrëveshja me Sali Berishën do të ishte arritur shumë më herët, ndërsa kujtoi se reforma në drejtësi është krijuar dhe miratuar nga PS në bashkëpunim me opozitën dhe jo nga SHBA por ai nuk ngurroi të sulmojë drejtësinë për disa vendime të cilat fillojnë nga vera e vitit të shkuar që kanë të bëjnë me bazën detare të Limionit në Sarandë.
Kujtojmë këtu se ka tre vendime që konfirmojnë sekuestron e asaj baze detare të Limionit e para ka qenë gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit në qershor të vitit të kaluar më pas dhe apeli e ka konfirmuar atë, por dhe gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga pala e paditur.
Në fjalën e tij Rama ka theksuar se vendimi i gjykatave është absurd dhe në arbitraritet të hapur në marrëveshjen e arritur qeveria me biznesmenëve me ‘Marina bej Saranda’ që kanë gati planin për ndërtimin e resortit luksoz në Liman.
Padia ka ardhur nga Meçollari dhe Rama ka theksuar se drejtësia ka ndërhyrë në këtë rast mes biznesmenëve duke u justifikuar pas aleancës së Shqipërisë me NATOn, çfarë për kryeministrin Rama kjo është e gabuar nga drejtësia pasi biznesmenët në këtë rast mund ta kishin këto vendime të drejtësisë dhe në arbitrazh dhe shteti shqiptar mund të ishte përballur me një tjetër gjobë të majme.



