DEA zyrë në Tiranë, Llabani: Institucionet shqiptare janë kapur në flagrancë (VIDEO)

DEA zyrë në Tiranë, Llabani: Institucionet shqiptare janë kapur në flagrancë (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani, për ardhjen e DEA-s amerikane me zyrë në Tiranë, thotë se vjen pasi ka kohë që institucionet shqiptare janë kapur në flagrancë.

Nga studio e MCN Live, ajo Llabani foli për Doganat, Tatimet, Drejtorinë e Parandalimit të Parave dhe se Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve, DEA, ka informacione në këto veprimtari janë të përfshirë dhe punonjës të institucioneve vetë.

Në portin e Durrësit, vendi ku nuk futet vetëm drogë, po hetojnë mbi mënyrën si thyhet embargo e karburanteve.

Polica e Shtetit dhe SHISH i kanë informacionet, por nuk i delegon dhe nëse i delegon nuk ka feedback.

Kam pyetur në Prokurori sa hetime ke nisur paraprakisht për pastrim parash, numërohen me gishtat e dorës.

Ndërkohë që rastet e denoncuara në media dhe statistikat e policisë përfundojnë pa adresë, nuk merren përgjegjësi.

Po e bëjnë vetë institucionet trafikun, qoftë të karburanteve, prandaj vjen DEA në Shqipëri, se nuk kanë besim. Ka informacione se në Shqipëri ka dhe laboratorë heroine.

Edhe më parë ata njerëz të përfshirë janë gjykuar, dënuar dhe janë larguar sërish me charter.

DEA në Shqipëri do të jetë një sfidë e madhe për institucionet shqiptare se një pjesë e informacioneve të raportuara në DASH janë bërë nga funksionarë të sinqertë të shtetit, se informacionet cedojnë.

Në portin e Durrësit, punonjës të caktuar, fusin dhe montojnë, çmontojnë vetë kamionë për drogë.

Ka porte të tjerë në Shqipëri që bëjnë shumë më shumë se në Durrës, por janë aq të kopsitura punët sa u duhet që këto para u duhet të hyjnë në Shqipëri.

24 orë më parë u njohëm me lëvizje në Policinë e Shtetit, në zonat e nxehta. Në CV-në e tyre ka të dhëna se kanë bashkëpunuar me persona me precedentë penalë.

Prej muajsh në qytete si Elbasani, Tirana dhe Durrësi kanë gëluar aktivitete të ndaluara, ka bërë që drejtues komisariatesh të japin një dorë, se këta janë individë që do mbrojnë edhe votën nesër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy