Rastet e paraqitjeve të fëmijëve të sëmurë me virozat gripale janë tepër të larta në pediatrinë e qytetit te Elbasanit. Këto raste e kalojnë shifrën 135 në ditë, situatë që vijon të mbetet e tillë që prej mesit të dhjetorit.
Aktualisht numri i fëmijëve të shtruar është 58 një shifër kjo e lartë për pediatrinë e qytetit të Elbasanit. Për të përballuar fluksin e lartë të fëmijëve mjekja pediatre Irena Palloshi shprehet se janë duke punuar me kapacitete të plota në mënyrë që të mundësojnë një shërbim sa më të mirë për pacientët.
Mjekja këshillon për të gjithë nënat që të shmangin kafenetë e mbyllura, të mundohen të kontrollojnë sa më shpesh temperaturën e fëmijëve të tyre, i rëndësishëm është dhe konsumimi i lëngjeve.
Mjekja sugjeron se në tre ditët e para të shfaqjes së simptomave nënat duhet të mundohen te menaxhojnë situatën ndërsa nëse shenjat fillojnë të përkeqësohen duke u shoqëruar me të vjella, temperaturë të lartë, marrje fryme duhet ti drejtohen mjekut të familjes e më pas pediatrisë së Elbasanit duke e marrë situatën hap pas hapi për një shërbim sa më efikas.



