“Paqja fiskale”, Muço: Amnisti me hile, përfiton biznesi i madh. Të falen gjobat selektive (VIDEO)

“Paqja fiskale”, Muço: Amnisti me hile, përfiton biznesi i madh. Të falen gjobat selektive (VIDEO)

Nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël, Bujar Muço hedhjen për konsultim nga qeveria të projektligjit për fshirjen e borxheve tatimore e doganore e njohur ndryshe si “paqja fiskale” e sheh si diçka të bërë me hile.

 

Në një lidhje për “MCN Informacion” ai deklaroi se amnistia bëhet hile për ta falur gjobat dhe penalitetet oligarkët.

 

Ne nuk jemi kundër amnistive, por duhet bërë një analizë e thellë se kush përfiton nga kjo amnisti. Ne si shoqatë e biznesit të vogël dhe mesëm nuk duam të bëhet amnisti për detyrimet e taksave dhe tarifave, por kemi kërkuar të bëhet amnisti për gjobat e vendosura në mënyrë të padrejtë, sa i takon taksave dhe tarifave ne kemi qenë kundër, sepse stimulon pjesën informale. 

 

Kjo është amnisti me hile që është bërë për ta falur gjobat dhe penalitetet oligarkët. Se biznesi i vogël i ka paguar taksat dhe tarifat se nuk ta linte njeri. Nëse nuk paguhej gjoba brenda 4-5 muajve, ta sekuestronin. 

 

Besoj se pjesa më e madhe e biznesit të vogël dhe të mesëm i ka paguar. Kush është përfituesi kryesor i kësaj amnistie? Sa janë përfituesit e biznesit të vogël dhe të mesëm, sa janë qytetarët e thjeshtë dhe sa përqind zënë kompanitë e mëdha nga kjo amnisti. 

 

Ne jemi për amnistinë e gjobave dhe penaliteteve të padrejta që i janë bërë biznesit të vogël dhe të mesëm. Ne kemi kërkuar nga qeveria që biznesit të vogël dhe të mesëm t’i bëhet amnisti. Falja e taksave dhe tarifave stimulon pjesën informale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy