Populli kërkon president nga populli/ Si e presin qytetarët thirrjen për të propozuar emra (VIDEO)

Populli kërkon president nga populli/ Si e presin qytetarët thirrjen për të propozuar emra (VIDEO)

Klaus Zyfi sapo dërgoi emailin në adresën e grupit parlamentar të PS me propozimin e tij personal për kandidatin për Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Ai beson te ftesa e socialistëve drejtuar qytetarëve.

Qytetarët të tjerë po ashtu kanë preferenca të tyre për Kreun e Shtetit, disa kërkojnë figura politike, disa jo, por a është kryeministri Edi Rama ndër të pëlqyerit?

Por ata kanë një kërkesë më të madhe se figurat, që Presidenti të zgjidhet nga populli në formë referendumi, ide që Edi Rama e paralajmëroi për herë të parë, në mbledhjen e 19 prillit me grupin parlamentar.

Presidenti aktual Ilir Meta liron zyrën më 24 korrik teksa  siç e parashikon neni 87 i Kushtetutës, kandidatet propozohen nga një grup deputetësh numri i të cilëve duhet të jetë jo më pak se 20. Deputeti nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. Mazhoranca ka zgjeruar konsultimet edhe me shoqërinë civile dhe me qytetarët.

Por pikëpyetja qëndron te fakti se, a do të merren parasysh propozimet e qytetarëve?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy