
Këngëtari Brian Ibro i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka komentuar lidhur me këngën “Vrima e nuses’ pjesëmarrëse në Kënga Magjike e cila është mjaft e veçantë dhe ka shkaktuar polemika në opinionin publik.
Brian tregon se teksti është krijuar nisur nga një legjendë e dashurisë së një vajze me një çoban, ndërsa shprehet se ajo që kërkonte ishte të identifikohej me diçka të veçantë dhe kjo sipas tij ishte një gjetje.
Për të nuk kishte rëndësi nëse do kualifikohej apo jo, por konkretizimi i planit të tij.
Teksti ka lindur nga një legjendë ku një djalë dhe një vajzë donin ta martonin me një djalë të një familje të ngritur ndërkohë që ajo kishte rënë në dashuri me një çoban. Kur do e martonin dhe u nisën për të shkuar te shtëpia e djalit që ajo se dinte, vajza bërtiti dhe tha çau mal dhe më merr ti dhe në atë moment mali u ca dhe ata u fundosën aty të gjithë dhe e gjithë kjo sepse vajza donte çobanin.
Kjo gjëja është e veçantë dhe mendova se kjo gjë është identifikuese, është një gjetje dhe dola me idenë që do e bëjë dhe të shkojë ku të shkojë, në Amerikë ndërthurjen e këtyre gjërave e bëjnë shpesh. Mua më interesonte fakti që të konkretizoja planin tim në Kënga Magjike dhe nuk kishte rëndësi nëse do kualifikohesha apo jo.
Kam 14 vite që merrem me muzikë, kam pasur në gjimnaz një grup por më pas u shkri gjëja, por unë po vazhdoja ta mbaja pak gjallë me akustikën me të kënduar, ndërsa vazhdoj të jem aktiv me muzikën live në baret e vogla dhe këndoj më shumë rock.
Besoj se tani pas një pauze 2 vjeçare do filloj sërish të shfaqem. Kam disa këngë të shkruara nisur nga legjenda e radhës është historia e Gjergj Elez Alia.



