
Edhe gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare shoqëruar me masa ajrore të thata.
Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat ekstremale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.



