Derë më derë për të mashtruar pensionistët, arrestohet shqiptari në Itali

Derë më derë për të mashtruar pensionistët, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar dhe një italian u arrestuan për mashtrim në Xhenova të Italisë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata trokisnin në shtëpitë ku jetonin pensionistë dhe me premtimin se do t’u bënin ulje në faturat e gazit dhe energjisë elektrike, u tregonin aparatin e pagesave me kartë (i njëjti që përdoret në supermarkete).

Në momentin që viktimat e mashtrimit nxirrnin kartën dhe e fusnin në pajisje, duke shtypur edhe kodin në sy të tyre, dy personat e mësipërm ua ndërronin kartën dhe u jepnin një tjetër false.

Më pas, me kartën autentike shkonin në bankomatet më të afërta nga ku tërhiqnin shumat e parave.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka përfunduar Altin Verushi, 49 vjeç, dhe Massimo Di Bella, 46 vjeç, nga Xhenova.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy