
Sërish pas pesë vjetësh, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen kthehen sonte për të sfiduar njëri-tjetrin ballë për ballë në një debat televiziv.
Nga ora 21:00 - në Tf1 dhe France 2 - të dy do të garojnë për dy orë e gjysmë për çështjet kryesore, vazhdimësia e të cilave është diskutuar gjerësisht midis ekipeve të tyre përkatëse.
Për disa aspekte si disponimi i kandidatëve dhe kohët në të cilat kamerat do të mund të inkuadrojnë fytyrën e kandidatit “që dëgjon”, u përdor shorti.
Tema kryesore e fushatës së Marine Le Pen, fuqia blerëse e francezëve, do të hapë debatin. I pari do të flasë kandidati që do të ulet në të djathtë të ekranit. Temat vijuese do të jenë siguria, të rinjtë, lajmet ndërkombëtare, konkurrueshmëria, mjedisi, modeli social i vendit, qeverisja. Do të ketë një kohë të caktuar për çdo përgjigje. Në vitin 2017, e penalizuar mbi të gjitha nga çështjet ekonomike - në të cilat Macron kishte fituar kryesisht - nga hezitimet dhe pasiguritë, Marine Le Pen u mposht qartë në debat dhe më pas humbi zgjedhjet me 34% të preferencave, përballë 66% të Macron.
Aktualisht, sondazhet i japin presidentit në largim epërsinë me 54-56,5% të votave kundrejt 43,5-46% të kundërshtares së ekstremit të djathtë.



