
Diego Armando Maradona u “vra me atentat” sepse ai përfaqësonte shpirtin rebel të Argjentinës. Një deklaratë e tillë u bë nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro në episodin e fundit të podcast-it të tij.
“Kjo është teoria ime. Ata e vranë për të vrarë simbolet e Argjentinës rebele dhe për të çuar përpara fashizmin”, tha Maduro, duke siguruar se i njëjti fat ishte planifikuar për ish-zëvendëspresidenten, Cristina Kirchner, viktimë e një sulmi të dështuar në shtator 2022.
“Ata e nxorën Diegon jashtë të rrugës dhe donin ta largonin edhe Kristinën. Mund të imponohej fashizmi, në fakt sionizmi, që është fashizmi i ri. Ata donin t’i jepnin fund simboleve të Argjentinës së thellë. Unë kam këtë besim”, tha Maduro, duke kujtuar një bisedë me kampionin që u zhvillua dhjetë ditë para vdekjes së tij.
Eja në Venezuelë. Unë jam i shqetësuar për ty, Diego. I thashë të ketë kujdes: ‘kujto se ti je zëri i rebelimit të popullit’.
Maduro më pas sulmoi presidentin e Argjentinës, Javier Milei, duke e akuzuar se donte të drejtonte një ofensivë të re ndërkombëtare dhe se goditi Venezuelën me sanksione të reja.
Nga Karakasi, nga lagjet e Karakas, Milei, ju dhe kushdo tjetër, reflektoni me veten në pasqyrën e Jair Bolsonaro, shikoni veten në pasqyrën e ish-presidentit të Argjentinës, Mauricio Macri.
Kushdo që shkon kundër Venezuelës humbet.



