Një bisedë telefonike është zhvilluar sot mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron.
Elize konfirmoi se është diskutuar për vendosjen e misionit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në termocentralin bërthamor të Ukrainës, në Zaporizhia.
Presidenti rus paralajmëroi se bombardimi i uzinës, për të cilin rusët fajësojnë Kievin, mbart rrezikun e një katastrofe në shkallë të gjerë. Në shtator mund të kemi një takim të shefit të Kremlinit me Presidentin kinez Xi Jinping.
Shefi i OKB Antonio Guterres i kërkon Moskës që të mos shkëpusë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nga rrjeti ukrainas pas alarmit të Kievit në këtë drejtim.
"Natyrisht që energjia elektrike në Zaporizhzhia është ukrainase. Ky parim duhet të respektohet plotësisht," tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së gjatë një vizite në portin e Odesës në Ukrainën jugore.



