
Komisioni qendror i zgjedhjeve ka publikuar sot katër variantet e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Në fletën e votimit në të gjitha variantet kandidatët për deputetë janë me numra ndërsa në krye të fletës është dhe emri dhe logo e partisë apo koalicionit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka dërguar partive katër modele të fletës së votimit.
KQZ ka marrë si shembull në fletën e Votimit, qarkun e Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.
Njëra nga këto fletë votimi do të përzgjidhet nga KQZ.






