U kapën duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, arrestohen 11 persona në Tiranë/ Në pranga nipi i deputetit Noka dhe djali i biznesmentit Lala (VIDEO)

U kapën duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, arrestohen 11 persona në Tiranë/ Në pranga nipi i deputetit Noka dhe djali i biznesmentit Lala (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona të cilët u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin në një lokal në rrugën "Andon Zako Çajupi".

Në prangat e policisë kanë rënë Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani, Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu, Cen Mehmetaj. Mes të arrestuarve është edhe nipi i deputetit Flamur Noka.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuetsruar 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Sipas hetimeve Ylard Lala, djali i biznesmenit Ymer Lala është personi që ka përshtatur ambientin e tij për të kryer aktivitetin e paligjshëm.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar "Poker 2".

Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën "Andon Zako Çajupi".

Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Poker 2".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

- Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

- E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

 Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy