Gati shkëmbimi Kondogbia-Cancelo. Edhe Mangala drejt Interit

Gati shkëmbimi Kondogbia-Cancelo. Edhe Mangala drejt Interit

Tre ditë para fillimit të kampionatit italian, në klubin zikaltër janë duke punuar shumë për merkaton, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Spalletti ka kërkuar një tjetër mbrojtës krahu, një mbrojtës qendror për të zëvendësuar Murillon, si dhe një sulmues, deri në mbyllje të merkatos verore.

Por, nga ana tjetër po punohet edhe për sistemimin e disa futbollistëve aktualë, si Ranochia, Jovetiç, Santon, Nagatomo, Murillo dhe sidomos Kondogbia, i cili vazhdon të stërvitet i vetëm.

Francezi po pret me padurim transferimin te Valencia, ndërsa dy klubet duket se kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin e tij me mbrojtësin portugez Cancelo dhe pritet ta zyrtarizojnë deri në fundjavë.

Klubi spanjoll postoi një video në Twitter, ku njoftonte prezantimin e një futbollisti, i cili duket se do të jetë pikërisht Kondogbia.

Gjithashtu zikaltrit ndodhen shumë pranë huazimit të mbrojtësit të Manchester City, Mangala dhe ardhja e tij do t'i hapte rrugë edhe largimit të Murillos, edhe ky drejt Valencias.

Për repartin e sulmit duket se është zgjedhur Patrick Schick, por nuk përjashtohet edhe ndonjë emër tjetër deri në përfundim të merkatos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy