
Kuratori Elton Koritari për lëvizjen “Fraktura” në ish-burgun e Spaçit të iniciuar prej tij, Fatos Lubonjës dhe artistit Ardian Isufi thotë se lindi si ndërhyrje artistike dhe do të thotë ekspozitë, diskutim publik, një lloj interpretimi që ne kemi nevojë që tu ndodhi këtyre vendeve në mënyrë që të bëhen më të afrueshme me publikun.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se nga ajo ndërhyrje nisi më pas një lëvizje dhe një lloj frymëzimi dhe se sitet duhet të njihen më shumë nga publiku.
Në vijim shtoi se do të mbetet gjithsesi një vend i kujtesës, si sistem muzeal për kujtesën kolektive.
Ka vetëm dy mënyra që të merresh me memorien, njëra është t’ia japësh për ushqim politikës që të krijojë ato që quhen identitete politike mbi fajin dhe tjetra është ta mirëkurosh dhe ta bësh që të prodhojë një qëndrim qytetar dhe vetëdijësim, dhe kjo gjë pothuajse ka munguar.
Është një problem që e ka dhe Italia me fashizmin, por atje janë mekanizma të tjerë, pasi mund të rikthehen disa elementë. Ne nuk kemi nevojë që të shkojmë në asnjë ekstrem.
Ti mund ta përdorësh muzeun fare mirë pa pasur asnjë lloj implikacioni tjetër, përveç implikacionit të vetëdijësimit. Në rastin e Spaçit emri “Fraktura”, ka të bëjë me frakturën e shoqërisë.
Ne nuk jemi as në fazën e analizimit. Absurde është që ne flasim sot për Spaçin, por ju garantoj se çfarë ka ndodhur në Spaç në këto dy vite që jemi marrë, e ndjej që nuk ka një njohuri se çfarë ka ndodhur në moshat e reja.
Është banale si ndërtim, duket si kooperativë, apo repart ushtarak, nëse nuk e kuron mirë. Për nivelin e territ nuk ka vetëdijesim brenda dhe as jashtë Shqipërisë.



