Fevziu: Shtresa e mesme po afrohet në kufijtë e varfërisë

Fevziu: Shtresa e mesme po afrohet në kufijtë e varfërisë

Gazetari Blendi Fevziu thotë se sheh një zgjerim të varfërisë tek ata që janë të varfër dhe një afrim në kufijtë e varfërisë së shtresës së mesme.

 Ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Fevziu tha rritja me 450% e korrentit do të detyrojë shumë familje të jetojnë me kursim dhe se qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në masat që merr dhe shtoi se duhet të fokusohet tek pensionistët.

Për veten time do isha shumë herë më i shqetësuar nga sa e shoh kryeministrin për ekonominë familjare të shqiptarëve. Një shikim i imi mund të çojë një pjesë të madhe të familjeve të shtresave të mesme dhe pak mbi të mesme që mund t’i afrohen kufirit të varfërisë. Flasim nëse do vdesim për bukë apo jo, por nuk llogaritet kështu një shoqëri. Shtresës së mesme me 200 mijë lekëshin, 300 mijë lekëshin që mund t’i shtohet në muaj si pasojë e rritjes së çmimeve i ikën 15% e të ardhurave.

Po shoh një zgjerim i varfërisë tek ata që janë të varfër, një afrim në kufijtë e varfërisë së shtresës së mesme.Qeveria duhet të merrte masa. Marr korrentin, ka një rritje 450%, po të bësh llogari do të ndikosh tek shumë familje, do detyrosh  shumë familje të jetojmë me kursim. Qeveria duhet të ishte pak më e kujdesshme. Duhet të fokusohen tek pensionistët. Nuk e di si mund të jetojnë pensionistët me 170-180-190 mijë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy