Shënohet 22 vjetori i protestave studentore në Kosovë

Shënohet 22 vjetori i protestave studentore në Kosovë

Sot bëhen 22 vite nga protestat e mëdha të Lëvizjes Studentore të vitit 1997 në Kosovë, e njohur si lëvizja që solli revolucionin e ndryshimit në vend.

Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

E pikërisht në këtë përvjetor, organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Admovere do të mblidhet te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.

Ky marsh organizohet për t’i nderuar të gjitha familjet që mundësuan arsimin në shtëpitë e tyre private gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Lëvizjen Studentore të vitit 1997.

“Sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tonë. Guximi i kësaj rinie që më 1 Tetor ta ngrisin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb si paralajmërim edhe i luftës për liri e pavarësi, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja” ka shkruar ai.

Në nder të kësaj dite, Demokracia Studentore ka shprehur indinjatë ndaj udhëheqësve të vendit, të cilët sipas kësaj organizate studentore, nuk i kanë njohur sakrificën e studentëve të vrarë në protestat e vitit 1968, 19981, 1989, 1997 dhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës “të paktën nuk ju ka ndërtuar një memorial përkujtimorë për ta përkujtuar sakrificën e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy