A do të takohen nesër Kurti me Vuçiç-in? Flet zëdhënësi i BE

A do të takohen nesër Kurti me Vuçiç-in? Flet zëdhënësi i BE

Zëdhënësi i BE për Politikë të Jashtme, Peter Stano,tha sot se të enjten në Bruksel nuk do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai shtoi se BE-ja pret nga Prishtina e Beogradi që menjëherë e pa kushte të plotësojnë detyrimet që burojnë nga dialogu. 

Takimet e planifikuara nëse janë vazhdimësi e vizitës së emisarit Lajçak në Beograd e Prishtinë gjatë fundjavës, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltarët e jashtëm dhe të sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe emisarin e SHBA-së. Pra, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ftuar në Bruksel për një seri të takimeve individuale me liderë të caktuar të BE-së. Në këtë fazë nuk do të futem në detaje logjistike, do t’i bëjmë të ditura më vonë. Por, ideja është të kemi takime në margjina të Këshillit Evropian në mbështetje të dialogut. Pasi është mesazhi kryesor i BE-së, mesazhit të 27-es me përkrahjen e partnerëve ndërkomnbëtarë, siç është thënë nga Lajçaku dhe kolegët gjatë vizitës në fundjavë”, tha Stano.

Por, nesër s’do të ketë takim të nivelit të lartë të dialogut. Do të ketë takime individuale të presidentit e kryeministrit me liderë të caktuar evropianë”, shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy