Vendimi i gjykatës italiane për emigrantët, Gupi: Sovraniteti i një shteti nuk shprehet vetëm nga klasa politike

Vendimi i gjykatës italiane për emigrantët, Gupi: Sovraniteti i një shteti nuk shprehet vetëm nga klasa politike

Avokati Marsid  Gupi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se vendimi i  Gjykatës së Romës për emigrantët ka rrëzuar “kalin e betejës” që kishte Meloni.

Më tej, avokati tha se sovraniteti i një shteti nuk shprehet vetëm nga klasa politike, por edhe nga instrumente të tjera siç është dhe pushteti gjyqësor.

Sovraniteti i një shteti nuk shprehet vetëm nga klasa politike, por edhe nga instrumente të tjera siç është dhe pushteti gjyqësor.

Ky vendim gjyqësor ka rrëzuar kalin e betejës që kishte Meloni. Ndërkohë opozita përpos se ka sulmuar këtë marrëveshje në artikulimet e veta publike e ka cilësuar si person që ndërhyn në politikën e brendshme italiane.

Ramës i cedon vetëm në një vend ky vendim. Kur u ratifikua, Gjykata Kushtetuese e kaloi, dhe kur u ankimua në GjK, e pranoi, në kuptimin që nuk i cilësoi si vende të sigurta apo të pasigurta dhe luajti me termin “pjesërisht të sigurta dhe pjesërisht të pasigurta”.

Nëse ky vendim do të shkojë deri në Gjykatën e Lartë në Itali, do ta çojë Meloni. Këtu në Shqipëri opozita po artikulon që po çedon besueshmëria tek GJK në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Gjykatës Europiane.

Nëse Gjykata Kushtetuese italiane shprehet se ky vendim ka qenë në kundërshtim, mund të bëhet pis Gjykata Kushtetuese në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy