Fruti që largon stresin dhe ndihmon në humbjen e peshës

Fruti që largon stresin dhe ndihmon në humbjen e peshës

Rrit imunitetin, kujdeset për zemrën dhe zorrët, mbron funksionin e trurit dhe më shumë se kaq.

Jo më kot thonë “Një mollë në ditë e mban mjekun larg”, pasi mollët kanë shije të mrekullueshme, por gjithashtu kanë një sërë përfitimesh të shkëlqyera shëndetësore.

Mollët janë shoqëruar me përfitime të panumërta, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe uljen e rrezikut të goditjes në tru, presionit të lartë të gjakut, diabetit, sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe disa lloje kanceri.

Kështu thotë Jessica Levinson, një nutricioniste në Ëestchester, Neë York.

Një mollë e mesme është një burim i shkëlqyer i fibrave 4.8 gramë, vitaminës C 9.2 gramë, si dhe vitaminave dhe mineraleve të tjera, ndërsa ka vetëm 95 kalori.

Të gjitha mollët kanë përfitime, megjithëse vetitë ushqyese dhe antioksiduese ndryshojnë pak midis varieteteve, teksa molla më e mirë është ajo që do të shijoni më shumë.

8 përfitimet më të rëndësishme që do t’iu bëjnë t'i doni edhe më shumë mollët:

Ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut- Një gotë me lëng natyral molle rrit ndjeshëm shëndetin e zemrës, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa fibrat e tretshme në mollë lidhen me uljen e kolesterolit.

Sipas Universitetit të Illinois, fibra e tretshme ndihmon në parandalimin e grumbullimit të kolesterolit në muret e enëve të gjakut, duke reduktuar kështu incidencën e aterosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës. Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut.

Rritja e marrjes së fibrave të tretshme lidhej me rrezikun e reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare. Një studim tjetër zbuloi se konsumi i rregullt i mollëve ose dardhave shoqërohej me një ulje prej 52% të rrezikut të goditjes në tru. Përveç kësaj, një studim i botuar në revistën The American Journal of Clinical Nutrition pohoi se ngrënia e dy mollëve në ditë redukton kolesterolin.

Fibra që ndihmojnë tretjen- Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, TH Chan, fibrat e tretshme dhe të patretshme janë po aq të rëndësishme për tretjen. Lajmi i mirë është se mollët i kanë të dyja llojet. Fibrat e tretshme vonojnë tretjen, duke zgjatur ndjenjën e ngopjes, por edhe tretjen e glukozës, e cila ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak. Në të njëjtën kohë, fibrat e patretshme kontribuojnë në transportin e ushqimit përgjatë sistemit tretës, ndërsa luftojnë kapsllëkun. Hajeni mollën me lëkurë, e cila përmban përqindjen më të lartë të fibrave të patretshme.

Mbështesin shëndetin e sistemit imunitar- Mollët veprojnë si një mjet i fuqishëm mbështetës i sistemit imunitar. Sipas një studimi të kryer te kafshët, u zbulua se një dietë e pasur me fibra të tretshme ndihmon në shndërrimin e qelizave imune që ishin pro-inflamatore në anti-inflamatore dhe mbështetëse imune. Një studim i ngjashëm, arriti në përfundimin se një dietë e pasur me fibra mbronte minjtë nga gripi. Kontributi i mollëve në funksionin e mirë imunitar lidhet kryesisht me praninë e vitaminës C. Një studim i madh zbuloi se konsumimi i rregullt i vitaminës C kontribuon në shumë mënyra në funksionin e imunitetit. Për shembull, forcon barrierën epiteliale që mbron nga patogjenët dhe mbron nga stresi oksidativ mjedisor si infeksioni dhe rrezatimi.

Nuk ndikojnë negativisht në diabet- Ka mbizotëruar një teori që njerëzit me diabet nuk duhet të hanë fruta, por kjo nuk ndodh me mollët. Fibra e tretshme në mollë vonon përthithjen e sheqerit nga qarkullimi i gjakut dhe përmirëson nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, një dietë e shëndetshme, e cila përfshin fibra të patretshme, redukton ndjeshëm shanset për shfaqjen e saj. Një studim i bërë te njerëzit me diabet të tipit 2, zbuloi se konsumi i rregullt i fibrave ndihmoi në uljen e rezistencës ndaj insulinës dhe përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe triglicerideve.

Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e kancerit- Meqenëse nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parandaluar kancerin, mollët mund të luajnë një rol kyç. Ekspertët ia atribuojnë këtë veti antioksidantëve. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mollët janë të pasura me antioksidantë që reduktojnë rritjen e qelizave të kancerit. Një rishikim i publikuar në revistën Public Health Nutrition zbuloi se konsumimi i rregullt i mollës lidhej me një rrezik të reduktuar të llojeve të caktuara të kancerit, duke përfshirë zgavrën e zorrës së trashë dhe me gojë, ezofagun dhe gjirin. Në një studim të publikuar në revistën Pediatrics se gratë që hanin më shumë ushqime me fibra gjatë adoleshencës dhe moshës madhore kishin një rrezik të reduktuar të kancerit të gjirit më vonë në jetë. Në një studim tjetër, të publikuar në The Lancet, raportohet se një dietë e pasur me fibra bimore mbron nga kanceri i zorrës së trashë, kanceri i gjirit, diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Kontribuojnë në humbjen e shëndetshme të peshës- Një dietë e pasur me fruta dhe perime ndihmon në ruajtjen e një peshe normale, apo edhe humbje peshe, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Kjo ndodh falë fibrave, të cilat vonojnë tretjen dhe rrisin presionin e gjakut, duke ju bërë të ndiheni të ngopur dhe për rrjedhojë të mos hani tepër. Sipas një studimi në The Lancet, ata që konsumonin mjaft fibra kishin peshën më të ulët. Një studim i mëparshëm tregoi se gratë mbipeshë që hanin 3 mollë në ditë humbën 1.2 kg pas 12 javësh. Përveç kësaj, është një zgjidhje ideale kur dëshironi të hani diçka të ëmbël, pasi një mollë e mesme përmban vetëm 95 kalori.

Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit- Një studim i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se të rriturit 50 vjeç e lart që hanin një sasi të vogël ushqimesh të pasura me flavonoide, si mollët, kishin 2 deri në 4 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit dhe forma të tjera të demencës. Një studim i Biomolekulave zbuloi gjithashtu se quercetin, një flavonoid në mollë, mbron neuronet nga dëmtimi oksidativ, ndërsa përmban edhe elementë të tjerë që parandalojnë demencën.

Sigurojnë shëndetin e zorrëve- Më në fund, ngrënia e mollëve duket se është veçanërisht e dobishme për funksionimin e qetë të sistemit tretës. Mollët përmbajnë një lloj niseshteje, pektinë, e cila është një prrbiotik. Prebiotikët ndihmojnë në ushqyerjen e baktereve të mira të zorrëve , rrisin funksionin imunitar, rregullojnë prodhimin e hormoneve dhe ndihmojnë trupin të absorbojë mineralet thelbësore si kalciumi dhe fosfori. Mollët gjithashtu përmbajnë baktere që janë të dobishme për zorrët. Këto baktere gjenden në përmasa më të mëdha në mollët organike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy