Fier, sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike, dy në pranga

Fier, sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike, dy në pranga

Policia e Fierit ka sekuestruar 25 kg lëndë narkotike dhe ka vënë në pranga dy poseduesit e saj. Lënda narkotike është gjetur në një automjet tip “Opel Astra’ me të cilin ishin duke udhëtuar edhe dy personat e arrestuar.

 

Polcia bën me dije se të ndaluarit janë shtetasit Artur Kapllani 41-vjeç dhe Luftar Xhafa 42-vjeç. Ata u kapën në flagrancë teksa po shkarkonin lëndën narkotike pranë fshatit Kalenjë, Mallakastër.

 

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar lëndën narkotike e dyshuar kanabis sativa, mjetin që po transportonte drogën si dhe dy aparate telefoni.

 

Për hetime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Fier.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy