Samiti i Ohrit, Rama: Kosovës nuk i sjell asnjë të mirë vetëpërjashtimi (VIDEO)

Samiti i Ohrit, Rama: Kosovës nuk i sjell asnjë të mirë vetëpërjashtimi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama kritikon liderët kosovarë për mungesën në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve. Gjatë konferencës së përbashkët në kuadër të Samitit të Ohrit, Rama tha se “askush nuk mund ta kushtëzojë" nismën e Shengenit Ballkanik, ndërsa shtoi se Kosovës nuk i sjell asgjë të mirë vetëpërjashtimi.

Nuk e kuptoj arsyen pse duhet të vazhdojnë të torturohen prodhuesit e produkteve bujqësore në kufijtë fqinjë. Lehtësimi i kalimit të tyre është avantazh dhe fitim kolosal sepse ata humbnin jo vetëm kohë dhe para. Le të më thonë një gjë tek kjo nismë që nuk shkon. Nuk është politikë e mirë për Kosovën të sulmohet qeveria shqiptare dhe etiketohet qeveria e Shqipërisë. Nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës që të vetëpërjashtohet pa asnjë arsye. Nuk di që konfliktet e vjetra të zgjidhen me vetëpërjashtim apo izolim", tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare njoftoi se samiti i radhës do të mbahet më 21 dhjetor në Durrës.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy