Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bolonja pasi në shtëpinë e tij është gjetur 11.5 kilogram drogë.
Policia italiane bën me dije se i arrestuari është Besian Elezaj 31 vjeç, pasi gjatë një kontrolli të policisë në banesën e shqiptarit në rrugën “Don Giovanni Fornasini”, në zonën “Corticella” në periferi të Bolonjës, u gjetën dhe sekuestruan 11.5 kilogram kokainë e fshehur në dollap.
Sipas policisë, lënda narkotike është e cilësisë së pastër dhe vlera e saj në treg kap shifrën prej mijëra eurosh, shkuan Corrieredibologna.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



