Gondolat Veneciane dhe ligji i veçantë i shekullit të 16-të

Gondolat Veneciane dhe ligji i veçantë i shekullit të 16-të

Në Itali thonë: kush nuk ka parë Venecian, nuk ka parë Italinë. Këtë e thonë dhe në Romën e famshme.

Duket se magjia e Venecias i ka mrekulluar dhe romanët.

Venecia dallohet për zemrën e saj, sheshin  “San Marco” dhe katedralen e famshme, për urat e shumta dhe kanalet ujore,por mbi të gjitha për gondolat unikale në të gjithë botën.

Ato mbijetojnë dhe mbahen të veçanta fal një ligji të vjetër që edhe sot nuk ka ndryshuar. Një ligj që i ka rezistuar kohës. Një ligj që në vend që koha ta hidhte tej i ka bërë më shumë për vete venecianet. Ky ligj lidhet me gondolat dhe me drejtuesit e tyre.

Në themel të këtij ligji të vendosur në shekullin e XVI qëndron ajo që “Gondolierët duhet të jenë venecianë dhe vetë gondola detyrimisht duhet të lyhet me 7 shtresa llaku të zi”.

Dhe për më tej kureshtja ndoshta merr fund kur mëson dhe të fundit që, ndenjëset e gondolave janë të veshura me mëndafsh persian të veçantë.

Edhe këtu nuk bëhet asnjë lëshim.

Lloji i mëndafshit duhet të jetë persian.

E veçanta tjetër është se drejtuesit e gondolave bëjnë kurs special. S’është e lehtë të drejtosh saktësisht një gondolë aq më tepër kur ajo drejtohet vetëm  me një lopatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy