“Takimi” me kunatin e Lulzim Bashës, reagon Dritan Leli: Skenar i qëndisur!

“Takimi” me kunatin e Lulzim Bashës, reagon Dritan Leli: Skenar i qëndisur!

Kryebashkiaku i Vlorës ka përgënjeshtruar një video të qarkulluar në media, ku thuhet se Dritan Leli ishte nën shoqërinë e kunatit të Lulzim Bashës. Por si qëndron e vërteta e kësaj videoje?

Ka qenë vetë kryebashkiaku Leli, i cili ka reaguar në rrjete sociale duke shpjeguar sipas tij, të vërtetën e videos dhe personit që shoqërohej.

Leli shprehet se personi me të cilin ai shfaqet në video është inxhinier dhe pedagog duke theksuar se kunatin e Bashës nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë në jetë.

(Foto e shkëputur nga video)

Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin, me gjithë skenarët e qëndisur, më duhet të them se në videon e publikuar nga media, ndërkohë që është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, jam duke biseduar me inxhinierin e pedagogun vlonjat Idlir Dervishi, në oborrin e Akademisë së Arteve, pranë Universitetit Politeknik, ku Idliri punon! Kunatin e Lulit, as nuk e kam parë, as nuk e kam takuar ndonjëherë në jetë”, shkruan Leli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy