Rama: Protesta, turp kombëtar! Keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët me autobusë (VIDEO)

Rama: Protesta, turp kombëtar! Keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët me autobusë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sërish sot një "turp kombëtar" protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Gjatë një takimi me pensionistët, Rama tha se qeveria e tij ka qenë më e vëmendshmja ndaj protestave të mëhershme dhe ka ditur të kërkojë ndjesë në rastin e tarifës së Rrugës së Kombit. Ndër të tjera, kreu i qeverisë foli për protestues që janë sjellë nga të katërt anët e Shqipërisë me autobusë. 

Kjo qeveri është krejt e kundërta e asaj shëmbëlltyre që përpiqen të karikaturojnë me propagandën e shëmtuar ata që u rrokanisin kokën juve dhe ca të tjerë që me turmat e të parëve dalin atje dhe e bëjnë Shqipërinë, të vetmin vend në NATO dhe botën demokratike, që për turp proteston që në ditët e para të luftës për pasojat e luftës në çmime. Shkruante Fatos Tarifa një letër të hapur dhe më qortonte mua për mungesë durimi dhe arrogance ndaj tyre. Unë e përsëris ajo protestë është një turp kombëtar. S’ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave këto 8 viteve e kusur. Në këtë vend ku haje edhe plumbin ballin po të protestoje. Qysh me protestën për armët kimike, me atë për tarifën e Rrugë së Kombit dhe me protestën e studentëve, janë domethënëse kur qeveria ka reaguar. Në një rast si në Kukës kam kërkuar edhe ndjesë, sepse ne ishim ne gabim. Kjo protestë është turp i pashoq i atyre që e nxisin. Keqardhje për ata që i sjellin nga të katërt anët e Shqipërisë me autobusa. Kush i paguan lekët e naftës për autobusët. I paguajnë ata me dy gishta!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy