‘Kaos’ në Francë, Macron refuzon të emërojë kryeministrin nga koalicioni i majtë

‘Kaos’ në Francë, Macron refuzon të emërojë kryeministrin nga koalicioni i majtë

Franca është zhytur në kaos politik pasi Presidenti Emanuel Macron (Emmanuel Macron) refuzoi të emëronte kryeministrin nga radhët e koalicionit të majtë, pas fitores së këtij të fundit të shumicës së vendeve parlamentare në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në muajin korrik.

Pas dy ditësh bisedimesh me drejtuesit e partive për të thyer ngërçin dhe për ta lejuar atë të emërojë një kryeministër me mbështetje ndërpartiake, vendimi i Macron për të mos zgjedhur kandidatin e Frontit të Ri Popullor u prit me zemërim dhe kërcënime për shkarkim.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e së hënës, Elysee i përshkroi diskutimet si "të drejta, të sinqerta dhe të dobishme", por tha se ato nuk kishin arritur të rezultonin në një zgjidhje të zbatueshme.

Një qeveri e formuar nga aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) i përbërë nga Franca e Papërkulur (LFI), Partia Socialiste (PS), Të Gjelbrit (EELV) dhe Partia Komuniste (PCF), do të çonte në një votë të menjëhershme jo besimi dhe një kolaps i qeverisë.  Një qeveri e tillë do të kishte menjëherë një shumicë prej më shumë se 350 deputetësh kundër saj, duke e penguar në mënyrë efektive atë të veprojë. Në bazë të opinioneve të shprehura nga liderët politikë të konsultuar, stabiliteti institucional i vendit tonë do të thotë që ky opsion nuk duhet ndjekur”, tha Macron duke shpjeguar vendimin e tij.

Presidenti njoftoi një raund tjetër konsultimesh me liderët e partive dhe politikanët veteranë që do të nisë këtë të martë. Ai shtoi se: "Përgjegjësia ime është të siguroj që vendi as të bllokohet dhe as të dobësohet".

Pas njoftimit, NFP tha se nuk do të merrte pjesë në bisedime të mëtejshme nëse nuk do të diskutonte për formimin e një qeverie.

NFP ka propozuar si kandidate ekonomisten 37-vjeçare Lucie Castets, e cila është njëherësh dhe drejtoreshë e çështjeve financiare në Bashkinë e Parisit.

Pas njoftimit të së hënës, Jean-Luc Mélenchon, presidenti i LFI-së, akuzoi Makron për krijimin e një "situate jashtëzakonisht serioze".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy