Koronavirusi/ Spanja dhe Britania kthehen në pika të nxehta

Koronavirusi/ Spanja dhe Britania kthehen në pika të nxehta

Britania shënon një rekord të ri viktimash. 708 persona kanë ndërruar jetë në në 24 orë në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi (dje ishin 684), sipas të dhënave më të fundit të azhurnuara nga Ministria Britanike e Shëndetësisë.

Numri total i të vdekurve arriti në 4 313, ndërsa infeksionet shkuan nga 38 168 në 41 903, me një rritje ditore pak më shumë se 3700, më e ulët se 4 450 raste të reja që ishin dje. Testet e kryera në të gjithë vendin arrijnë në 183 190, me një ritëm rreth 10 mijë në ditë.

Ndërkohë, Spanja ka vendosur t’i zgjasë me dy javë, deri më 26 prill, masat kufizuese. Vendimi është marrë nga kryeministri Sanchez pas konsultimit me shifrat e reja dhe ekspertët e fushës.

Në Spanjë, numri i viktimave ka arritur në 11 744, e dyta në botë për vdekjet nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 809 persona, ndërsa të premten bilanci ditor ishte 932.

Por nëse Italia mbetet në krye të listës për numrin e vdekjeve, për numrin e të infektuarve ajo është lënë pas nga Spanja.  Sot autoritetet shëndetësore spanjolle numërojnë 124 736 pacientë të prekur nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy