PD, bojkot të pjesshëm Komisionit të Integrimit/ Debate mes deputetëve në mbledhje

PD, bojkot të pjesshëm Komisionit të Integrimit/ Debate mes deputetëve në mbledhje

PD ka bojkotuar pjesërisht Komisionin e Integrimit Europian, ku në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka. Këta të fundit shkëmbyen replika me deputetët e mazhorancës, ndërsa sot po shqyrtohet draft Pozicioni Negociues për Grupimin e parë të kapitujve.

“Duhet siguruar që prokuroria dhe institucionet e drejtësisë të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke ruajtur çështjet e korrupsionit pa ndikime politike. Nuk mund të kemi integrim kur mungon shteti ligjor dhe kur opozita goditet politikisht”, tha Tabaku.

Deputeti Edi Paloka foli për persekutim të disa prej figurave kryesore të opozitës, si Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu.

“Shqipëria e Edi Ramës nuk plotëson asnjë nga kushtet e BE-së. Për fat të keq nuk plotëson asnjë nga kriteret e BE aktualisht që flasim, kur pritet edhe hapja e negociatave. Reforma elektorale, kushtet e të cilës prej 11 vitesh nuk plotësohen dhe regjimi nuk lejon zgjedhjet e barabarta në Shqipëri, edhe pse i kërkon OSBE-ODIHR”, tha Paloka.

Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi i konsideroi deklaratat si politikë, në një komision që sipas tij mblidhet për një proces që është i gjithë shqiptarëve.

"Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit," tha ai.

Mandej në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Edi Paloka tha që në orën 15:00 mblidhet grupi parlamentar i PD-së, ku do të vendoset për aksionin opozitar në seancën e Kuvendit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy