Qyteti i Elbasanit jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditë të zakonshme vizitohet nga turistë. Edhe pse është ndalesë një ditore, turistët shfaqin interes për historinë dhe kulturën e këtij qyteti.

Së fundmi qytetin e kanë vizituar edhe një grup nga Kina. Lidhja që ky qytet ka me Kinën daton që nga koha e ndërtimit të ish kombinatit metalurgjik nga inxhinieret kinezë.
Interesi vijon dhe sot, ndërsa turistët shprehen të kënaqur me atë çfarë ky qytet u ofron. Evidentojnë mikpritjen dhe gastronominë e pasur.



