Rama: Çështjen e detit me Greqinë do e çojmë në Gjykatën e Hagës

Rama: Çështjen e detit me Greqinë do e çojmë në Gjykatën e Hagës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënvizoi dëshirën e tij për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura midis Greqisë dhe Shqipërisë,  gjatë një fjalimi në Forumin e 11-të Ekonomik Delfi. 

 

Madje la të kuptohej se marrëveshja midis dy vendeve për ta çuar çështjen e delimitimit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të arrihet vjeshtën e ardhshme, pasi konsultimet midis dy palëve kanë përparuar ndjeshëm. 

 

Ne kemi vendosur shumë kohë më parë që nuk duhet t’i lejojmë vendet tona të përfshihen në mosmarrëveshje... Duhet të shkojmë dhe t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura midis nesh. Ambicia është ta përfundojmë këtë vit dhe në vjeshtë të njoftojmë se kemi një marrëveshje të plotë.

 

Rama iu referua gjithashtu bisedimeve të avancuara midis ministrit grek dhe Ministrit të Jashtëm shqiptar dhe shtoi se Tirana nuk sheh problem me referimin e çështjes në Hagë.

 

Në diskutimin që pati me Alexis Papachelas në kontekstin e Forumit të 11-të Ekonomik, Kryeministri shqiptar iu referua edhe deklaratës së tij të mëparshme për grekët “Ju nuk jeni pasardhës të Platonit”, duke pretenduar se nuk ishte armiqësor dhe se po bënte shaka.

 

Patëm një problem kur thashë se grekët nuk janë pasardhës të Platonit, por ishte një mënyrë për të hyrë në atmosferën e diskutimit me kolegun tuaj. Nuk kisha ndërmend të zvogëloja vlerat dhe bukurinë e kulturës dhe historisë greke. 

 

Prandaj, konsideroj se këto lloj çështjesh nuk janë aq serioze.Ishte një mënyrë për ta “ngacmuar” pak atë, gazetarin, sepse ne e marrim veten shumë seriozisht. I vetmi problem që kam me grekët - dhe shqiptarët aq më tepër - është se ju e merrni veten shumë seriozisht...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy