Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjirokastrës Miranda Andoni. Ajo rezultoi e pastër në të trija shtyllat e vlerësimit. Vendimi u mor nga trupa gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Pamela Qirko dhe Olsi Komici.
Në seancën dëgjimore, Komisioni nuk evidentoi probleme të pasurisë, përveç pasaktësive dhe dy balancave negative në vlerë të vogël. Edhe për 15 denoncimet e kryera prej publikut, Shuli tha se Andoni ka shpjeguar se shtyrjet janë kryer me qëllim zhvillimin e hetimeve të pjesshme për veprime që nuk ishin kryer në Shkallës së Parë ose me kërkesa të palëve.
Përveç detyrës në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, Andoni është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.



