Partitë e vogla politike i kanë propozuar Presidentit Bajram Begaj, 4 majin e vitit që vjen, për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme patrlamentare.
Gazetari Mariglen Kume raportoi për MCN Live se partitë e vogla mandatuan kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën për të komunikuar për mediat dhe ai zbuloi propozimin e datës 4 maj për të zhvilluar zgjedhjet.
Kjo datë është propozuar pasi më 9 maj ka një aktivitet komuniteti politik europian i cili zhvillohet në Shqipëri, dhe sipas partive të vogla mund të konsiderohet fushatë dhe të ndikonte në favor të partisë në pushtet.
Ndërkohë nga Partia Demokratike kanë vendosur të mos sjellin asnjë përfaqësues nga ana e tyre në Presidencë për tu konsultuar.
Kam komunikuar me drejtues të Partisë Demokratike dhe më komunikuan se data 11 maj për zgjedhjet e ardhshme, është paracaktuar muaj më parë nga Taulant Balla.
Dhe të shkosh te kreu i shtetit sipas tyre, është sikur të shkosh në selinë e Partisë Socialiste.
Data e zgjedhjeve përkon mes dy afateve, 15 prill me 15 maj dhe midis 15 shtatorit dhe 15 tetorit, dhe mes këtyre datave kreu i shtetit do të dekretojë ditën e zgjedhjeve.



