Rreth 36 liqene në zonën e Myzeqesë ndodhen në pikën kritike të tyre. Në fshatin Kasharaj, liqeni po shkon drejt tharjes duke vënë në vështirësi banorët e zonës për vaditjen e tokave bujqësore.
Banorët e zonës thonë se nuk e kanë parë asnjëherë liqenin pa ujë dhe se këtë e cilësojnë si një situatë alarmante.
Dëmin ekonomik si pasojë e mungesës së ujit banorët e llogarisin të madh, sepse për të vaditur me rrjedhje të lirë nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveçse prej këtyre ujëmbledhëseve. Këto liqene mbushen me ujë vetëm nga reshjet që bien gjatë një viti. Nëpërmjet kanaleve, ujërat shpërndahen në tokat bujqësore.



