Numri i aksidenteve në rrugë që nga muaji janar i këtij viti janë shtuar në masë të madhe, vlerëson eksperti i sigurisë rrugore, Fadil Likaj. Likaj, në MCN live, thotë se aksidentet po vijnë rëndom nga parakalimet e gabuara, kjo si pasojë e shtimit të stresit të shoferëve në pritje të radhëve të gjata në trafik të rënduar. "Viti i kaluar ishte vit i suksesshëm dhe menduam se ky vit ishte ndër më të suksesshëm poashtu, por nuk ndodhi kështu. Që nga janari i cili nisi me aksidente në mënyrë të vrullshme, ku mënyra më e vrullshme nisi në qarkun e Dibrës por edhe ai i Korçës. Viti 2023 ka pasur një tendencë ne rritje të aksidenteve automjet-këmbësor, automjet-automjet, dhe kjo ka ardhur si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga automjetet. Pra, përqindjen më të madhe e zënë nga drejtuesit e mjeteve por pa anashkaluar edhe këmbësorët. Në shumë aksidente të ditëve të fundit, shohim se ka ndodhur më shuë gjatë ditës, dhe këto kryesisht janë aksidente të cilat ndodhin për shkak të parakalimeve të gabuara. Në shumë aksidente, mjetet e tonazhit të rëndë janë të pozicionuar në karraxhatë, në përputhje e kodin rrugor, të vetmet ato që shkelin rregullat janë autoveturat. Në shumë segmente rrugore ka trafik të rënduar me radha kilometrike dhe drejtuesit e mjeteve për shkak të stresit të pritje duke kryer manovra të gabuara dhe parakalime në kundërshtim me kodin rrugore. Të gjitha këto aksidente të kohëve të fundit kanë ndodhur për shkak të parakalimeve dhe rezultat i stresit te trafik qe janë tipike për stinën e verës. Për ekspertin e sigurisë, në akset që janë më të rrezikuara për aksidente rrugorë në vend, policia duhet të jetë me efikase jo vetëm me patrullime fizike, por me monitorin përmes dronëve në mbarëvajtje të trafikut. Policia çfarë ka në dorë është vetëm vendosja e gjobave, por nuk vjen ulja e aksidenteve vetëm nga policia. Padyshim ajo ka një dorë të fortë, në uljen e aksidenteve por nuk është vendimtare, në shumë segmente rrugore, pjesa e jugut apo e Lezhës, Velipojës, Shkodrës, policia mund të stacionohet në pika të veçanta por kjo nuk mjafton. Policia ka bërë plan masash, nëse do të bëhen mbarëvajtjen e këtyre elementeve rrugore, ata e dijë ku ka probalitetit të lartë të kryerjes së aksidenteve, pra e dinë ku janë pikatë e zeza dhe të stacionohet në këtë lloj forme. Ky stacionim të mos bëhet vetëm në mënyrë statike por edhe përmes mjeteve inteligjente, në këto segmente të vendoset dronë mbarëvajtje në këto segmente kur ka rrezik.



