Presidenca e Trampit, parashikimi i Nostradamusit të Ballkanit nuk është aspak pozitiv

Presidenca e Trampit, parashikimi i Nostradamusit të Ballkanit nuk është aspak pozitiv

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Nostradamusi i Ballkanit, ka parashikuar një sërë eventesh historike, të cilat kanë dalë të vërteta. Para se të vdiste, ajo ka parashikuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA, lindjen e Shtetit Islamik dhe zgjedhjen e një kandidati me ngjyrë si president i 44 i SHBA-ve.

Profetja bullgare, e cila ka vdekur në vitin 1986 në moshën 85-vjeçare, ka thënë që Obama do të jetë presidenti i fundit.

Teknikisht Obama do të jetë president deri më 20 janar 2017, pavarësisht se presidenti i zgjedhur është Donald Tramp.

Baba Vagna ka parashikuar që presidenti i 44-t do të jetë me ngjyrë dhe do ta marrë detyrën në kulmin e një krize ekonomike. “Të gjithë do t’i varin shpresat te ai, por do të ndodhë e kundërta. Konfliktet mes veriut dhe jugut do të përshkallëzohen”, citohet ajo.

Parashikuesja ka folur për njëfarë “mesie” por pa dhënë indicie të sakta se kush mund të jetë njeriu që do të sjellë paqen.

Baba Vagna ka bërë qindra parashikime gjatë jetës së saj, 85 % e të cilave kanë dalë të vërteta.

Ajo ka parashikuar pranverën arabe në 2010-n dhe nisjen e një lufte të madhe myslimane. Sipas saj, kjo luftë do të niste në Siri dhe do të përfundojë në vitin 2043 me vendosjen e një kalifati me qendër në Romë.

Europa do të pushojë së ekzistuari një vit më vonë dhe do të jetë veçse një tokë e shkretë pa asnjë formë jete.

Ajo ka parashikuar cunamin e 2004-s si një “valë të madhe që do të mbulojë me ujë njerëz e qytete”. Ndërsa parashikimi i 11 shtatorit flet për “dy zogj prej hekuri që do të sulmojnë Amerikën”.

Vanga ka lindur në fshatin Strumica, një zonë rrëzë një mali në atë që dikur ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Ajo ishte e verbër por pretendonte se kishte aftësinë për të parë të ardhmen. Parashikimet e saj i dhanë famë në mbarë botën dhe e bënë shumë shpejt një prej njerëzve që të pasurit dhe krerët e shteteve zgjidhnin për t'u kosnultuar.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy