Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat mesditwn e sotme ka denoncuar sipas tij blerjet e votave. Duke i bërë thirrje që 'ta dëgjojnë edhe ndërkombëtarët', Meta tha se Lefter Koka ka blerë vota për llogari të Ramës në Durrës.
“E di i gjithë populli i Durrësit përse ka tension atje. Në Durrës ka tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy banda të Vangjush Dako. Kemi Ardian Çelën e OSSHE. I treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë, me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të Edi Ramës”, tha Meta.
Sipas Presidentit Meta votat që po blihen janë të LSI sepse sipas tij ajo rritet.
"Synimi është të blihen votat e LSI. LSI është problemi se rritet sepse sa më shumë gjethe të kalbura i ikin aq më shumë shëndoshet", tha Meta, duke bërë hapur fushatë për ish-partinë e tij.



