Sulmuesi i kombëtares angleze Uejn Runi është përfshirë në një tjetër telash të rëndë.
Pak ditë më parë portali britanik “The Sun”, publikoi disa foto ku Runi ishte në gjëndje të dehur pas një ceremonie martese, ndërkohë që tani lojtari që luan me Manchester United është përplasur me trajnerin e kombëtares angleze Gareth Southgate.
