Najada Çomo: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kemi fshehur humbjet e jetëve nga Covid (VIDEO)

Najada Çomo: Mos bëni politikë me vdekjen, nuk kemi fshehur humbjet e jetëve nga Covid (VIDEO)

Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv dhe mjekë të tjerë të spitalit janë shprehur të shqetësuar rreth akuzave të bëra në adresë të tyre një ditë më parë nga kreu i opozitës Lulzim Basha se kanë fshehur numrin e vdekjeve nga covid. Në fjalën e saj, Çomo, i cilëson monstruoze këto deklarata dhe si të dala nga shinat e të vërtetës. Ajo shton më tej se Prokuroria mund të hetojë çdo kartelë mjekësore, pasi të gjithë mjekët janë profesionale dhe në asnjë rast, nuk mundem ta ndryshojnë shkakun e vdekjes. Nëse akuza përsëritet, Çomo u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore.

“Shprehim publikisht habinë për deklaratën e Bashës dje në një emision televiziv. Goditje e akuza të përpjekjeve tona gjithë këto muaj. Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes, e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit. Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla. Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta,”- është shprehur shefja e Infektivit Najada Çomo.

Mbrëmjen e djeshme, kreu i PD Lulzim Basha akuzoi për fshehje të rastit të vdekjeve nga covid. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy