Dorëheqja e Rrumbullakut, Zhabina: Lidhet me procesin e ardhshëm zgjedhor, ish-drejtori nuk është i besueshëm (VIDEO)

Dorëheqja e Rrumbullakut, Zhabina: Lidhet me procesin e ardhshëm zgjedhor, ish-drejtori nuk është i besueshëm (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se dorëheqja e Rrumbullakut lidhet me menaxhimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke qenë se Policia e Shtetit luan një rol të rëndësishëm në këtë aspekt dhe se ish-drejtori nuk është njeri i besueshëm.  

Këtë mund ta lidhim dhe me ngjarjen e Pogradecit ku dhe Policia e Shtetit nuk është se doli shumë mirë dhe në hetimin parapakak që iu bë kësaj ngjarje, ku një person humbi jetën. Pati një hezitim të policisë për të reaguar në kohën e duhura, dhe veprimet e para hetimore në vendngjarje nuk ishin profesionale. Rrumbullaku mund të jetë kokë turku për këtë ngjarje.

Po shkojmë drejt vitit zgjedhor dhe roli i Policisë  së Shtetit në menaxhimin e zgjedhjeve është i rëndësishëm. Ndër vite ndaj këtij institucioni janë ngritur akuza se është e lidhur direkt me mënyrën se si menaxhohen zgjedhjet dhe ndikimin që ka në procesin zgjedhor. Rrumbullaku nuk mund të konsiderohet njëri i besueshëm, duke pasur parasysh dhe background-in e tij duke qenë se ka qenë drejtues i Policisë së Shtetit para 2013. Rrumbullaku atakohej nga opozita se ishte pjesë e asaj tavolinës së famshme “grupi i çiftelisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy